Shefi i Policisë së Uashingtonit, Jeffery Carroll, deklaroi se ishte ende herët për të përcaktuar motivin e sulmuesit apo se kë kishte ndërmend të sulmonte. Carroll shtoi se hetuesit besojnë që i dyshuari po qëndronte në hotelin “Washington Hilton”, fakt që i mundësoi atij të kishte akses në Galën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Ai theksoi gjithashtu se i dyshuari ishte dërguar në spital për kontrolle mjekësore, por nuk kishte pësuar plagë nga armë zjarri.