Rafael Leao, ylli i Milanit, u përcoll sërish me fishkëllima nga tifozët kuqezi gjatë barazimit pa gola ndaj Juventusit në “San Siro”.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh një incident i tillë. Një situatë e ngjashme u regjistrua edhe dy javë më parë, pas humbjes 3-0 ndaj Udineses.
Në përballjen e fundit të Serie A, Leao u zëvendësua në minutën e 80-të nga Samuel Chukwueze dhe u shoqërua me fishkëllima nga shumica e tifozëve vendas, teksa largohej nga fusha.
Megjithatë, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i dha mbështetje sulmuesit portugez, duke e përshëndetur me një “Bravo” dhe një “high five” në stol.
Leao nuk ka shënuar në kampionat që nga 1 marsi. Pavarësisht kësaj, ai ka vazhduar të kontribuojë në ndërtimin e aksioneve, siç ndodhi edhe në ndeshjen kundër Juventusit, kur Alexis Saelemaekers goditi traversën pas një pasimi të tij.
Ndeshja mes Milanit dhe Juventusit u mbyll pa gola, duke bërë që të dyja skuadrat të ndajnë nga një pikë në “San Siro”.
