Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim muskolas dhe pritet të mungojë disa javë.
Muriqi dhe Mbappe, të dy po luftojnë për çmimin “Pichichi”, por të dy dështuan të shënonin gola në La Liga vikendin e kaluar, shkruan Indeksonlinje
Kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund, gara është bërë më e nxehtë.
Vedat Muriqi ka mundësinë të kalojë para Mbappes, pasi ky i fundit është lënduar.
Kujtojmë që Mbappe ka 24 gola të shënuara, kurse sulmuesi kosovar 21 gola.
Pesë ndeshjet e fundit të Mallorcas: Girona, Villarreal, Getafe, Levante dhe Real Oviedo./Indeksonline/
