Xhensila Myrtezaj shfaq fizikun e tonifikuar nga palestra
Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj vazhdon të konsiderohet një ndër figurat më atraktive të showbizit. Artistja gëzon një fizik me linja perfekte, të cilin e ka perfeksionuar edhe më shumë falë ushtrimeve të rregullta në palestër.
Së fundmi, ajo publikoi në rrjetet sociale një video ku shfaqet e veshur me tuta sportive ngjyrë blu. Në këtë video, këngëtarja ka vënë në pah barkun e saj të tonifikuar, i cili, edhe pas dy lindjeve, vazhdon të jetë po aq sensual dhe tërheqës.
Xhensila Myrtezaj mbetet një nga emrat më të dashur dhe më të kërkuar nga publiku shqiptar.
