Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të marrin pjesë në seancën e caktuar për zgjedhjen e Presidentit. Ajo theksoi se opozita ndodhet nëpër zyra, duke kërkuar që ata të zbresin në sallë për të marrë pjesë në punimet e seancës. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy kandidate për postin e Presidentit të vendit: Feride Rushitin, themeluese dhe drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, si dhe Hatixhe Hoxhën, ish-kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 nga Vetëvendosje dhe anëtare e kësaj partie që nga viti 2010.