Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se ai do të mbahet mend si personi që ka përdhosur Republikën.
Lidhur me seancat e fundit, Koci theksoi se “idiotizmat që po i shohim janë të paprecedentë”. Ai shtoi se Kurti do të mbahet mend si njeriu që ka përdhosur Republikën.
Përmes një shkrimi të tij, Koci ka deklaruar: “Çfarë nuk kemi parë gjatë këtyre 26 viteve të pasluftës në skenën politike. Plot gabime, pazare, mashtrime dhe tradhti. Megjithatë, idiotizmat që po i shohim sonte janë të paprecedentë. Albin Kurti do të mbahet mend si njeriu që ka përdhosur Republikën. Pushtetin e mori me premtimin për dinjitet institucional. Dëshiron ta përfundojë atë në degradim institucional, me lojëra të vogla, bllokada dhe me trajtimin e shtetit si pronë partie. Turp! Keni shkaktuar neveri ndaj shtetit.”
