Ish-mesfushori dhe trajneri i përkohshëm i Manchester United, Michael Carrick, ka zhvilluar një takim me bashkëpronarin e klubit, Sir Jim Ratcliffe, për të diskutuar mundësinë e një roli të ardhshëm te “Djajtë e Kuq”.
Carrick konfirmoi se biseda ishte pozitive, duke theksuar mbështetjen që ka marrë nga drejtuesit, sipas raportimeve të Indeksonline.
“Patëm një bisedë, një filxhan çaj… ishte kënaqësi ta shihja duke treguar mbështetje. Si klub jemi shumë të lidhur dhe kjo është shumë e rëndësishme,” u shpreh ai.
Më tej, Carrick shtoi: “Dua të jem këtu. E kuptoj situatën dhe disa gjëra nuk varen prej meje. E dua këtë vend dhe jam këtu për të ndihmuar.”
