Hetimi ndaj arbitrave, dëshmi anonime për Inter-Roma: Gervasoni i urdhëroi VAR-istët të mos ndërhynin

Zbulime të reja nga hetimi për sistemin e arbitrimit në Itali.

Mediumi italian “La Repubblica” raporton se në qendër të vëmendjes së hetimit ka përfunduar edhe ndeshja Inter – Roma e zhvilluar më 27 prill 2024, gjatë sezonit të kaluar.

Një dëshmi anonime, e siguruar nga hetuesit, thekson se gjatë një kontakti të diskutueshëm mes N’Dicka dhe Bisseck brenda zonës së penalltisë, në dhomën e VAR-it pati një ndërhyrje të dyshimtë në procesin e vendimmarrjes.

Sipas rikonstruksionit të ngjarjes, asistenti i VAR-it kishte sinjalizuar një faull të mundshëm ndaj mbrojtësit të Interit, Yann Bisseck, që mund të ishte vlerësuar si penallti.

Megjithatë, nga dhoma e VAR-it erdhi një përgjigje e prerë: “Fatti i fatti tuoi” (“Merru me punët e tua”), duke shuar çdo mundësi për rishikim të aksionit.

Dëshmitari pohon se kjo përgjigje ishte dhënë “me sugjerimin e mbikëqyrësit Andrea Gervasoni”, i cili dyshohet se ndikoi në vendimin për të mos ndërhyrë.

Ndeshja ishte drejtuar nga arbitri Michael Fabbri, ndërsa në dhomën e VAR-it ishin Marco Di Bello dhe asistenti Marco Piccinini.