Arrestohet 34-vjeçari në Fushë Kosovë, i dënuar për drogë, nis vuajtjen e dënimit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 34-vjeçar në Fushë Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhër gjykate për vepra penale të lidhura me drogën.
Personi me inicialet A.G., 34 vjeç, ishte dënuar me 1 vit e 150 ditë burg për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope ose analoge.
Arrestimi u bë nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovës, në kuadër të operacioneve të vazhdueshme të Policisë së Rajonit të Prishtinës për kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar. Pas arrestimit, i dënuari A.G. është dërguar menjëherë për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykata.
