**Policia e Kosovës: 1844 Gjoba Trafiku dhe 25 Arrestime në 24 Orë**
Policia e Kosovës ka bërë publik raportin ditor, duke ofruar një pasqyrë të veprimeve policore dhe statistikave të rendit gjatë 24 orëve të fundit. Raporti përfshin të dhëna mbi aksidentet rrugore, arrestimet dhe masat e tjera ndëshkuese.
Për fat të mirë, gjatë kësaj periudhe raportohet se nuk ka pasur asnjë aksident fatal në trafik. Megjithatë, janë regjistruar 15 aksidente me të lënduar dhe 28 aksidente të tjera me vetëm dëme materiale.
Sa i përket ndëshkimeve për shkelje të rregullave të trafikut, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 844 gjoba në 24 orët e fundit.
Në të njëjtën kohë, janë vënë në pranga 25 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
