**Brenda 10 ditësh, dy punëtorë humbin jetën: Azemi deklaron se lufta për sigurinë në punë ka dështuar**
Siguria në punë vazhdon të jetë një nga çështjet më shqetësuese në Kosovë. Kohët e fundit, janë regjistruar një sërë lëndimesh, si dhe raste fatale në vendet e punës.
Kjo temë u trajtua sot në Klan Kosova, ku i ftuar ishte kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Azemi shprehu shqetësimin se lufta për garantimin e sigurisë në punë mund të konsiderohet e humbur. Sipas tij, Inspektorati Qendror i Punës ka bërë me dije se 50% e kompanive ndërtimore nuk disponojnë pajisjet adekuate për punëtorët.
“Kjo tregon se nuk kemi pasur ndonjë kontroll as më parë, e as tani,” theksoi Azemi për Klan Kosova.
“Pavarësisht fushatës sonë lidhur me shëndetin dhe sigurinë në punë, ndikimi ynë është minimal, pasi brenda 10 ditësh u humbën dy jetë punëtorësh të rinj,” deklaroi kreu i Sindikatës.
