Sonte zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Në Ligën e Evropës, ekipi portugez i Bragës do të presë skuadrën gjermane të Freiburgut. Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të jetë tërësisht angleze, ku Nottingham Forest përballet me Aston Villan.

Ndërsa në Ligën e Konferencës, Rayo Vallecano i Spanjës do të presë ekipin francez të Strasburgut. Në takimin tjetër do të përballen Shakhtar Donetsk dhe Crystal Palace.

Të gjitha këto ndeshje do të nisin në orën 21:00.