Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, ndodhet në Bratislavë, kryeqytetin e Sllovakisë. Vizita e tij nuk është zyrtare diplomatike, por ka si qëllim të mbështesë kombëtaren e futbollit të Kosovës në ndeshjen e saj përballë ekipit vendas. Konjufca është parë i pranishëm në stadium, duke shprehur përkrahjen e tij për ekipin dhe sportistët kosovarë në këtë përballje.
