**Gati për ndeshjen historike: FFK-ja publikon pamje nga zhveshtorja e Kosovës para sfidës me Sllovakinë**
Më pak se dy orë ndajnë Kombëtaren e Kosovës në futboll nga ndeshja më e rëndësishme në historinë e saj.
“Dardanët” do të përballen me Sllovakinë në Bratisllavë, në kuadër të gjysmëfinales së fazës eliminatore (barazhit) për Kupën e Botës 2026.
Pak para fillimit të ndeshjes, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar pamje nga dhoma e zhveshjes së skuadrës kombëtare.
Në pamjet e publikuara shihen fanellat e bardha, të renditura me kujdes dhe të gatshme për lojtarët e Kosovës, të cilët do të dalin në fushë mbrëmjen e sotme.
“Dhoma e zhveshjes e Kombëtares së Kosovës është gati – fanellat janë vendosur dhe gjithçka është në përgatitje për ndeshjen kundër Sllovakisë”, thuhet në postimin e FFK-së në Facebook.
Ndeshja Sllovaki – Kosovë nis në orën 20:45.
