Sllovakia rikalon në epërsi ndaj Kosovës
Sllovakia ka rikuperuar sërish epërsinë përballë Kosovës. Lukas Haraslin shënoi në fund të pjesës së parë, duke e çuar rezultatin në 2:1.
Goli erdhi nga një goditje dënimi. Edhe pse goditja dukej si harkim, topi kaloi gjithë mbrojtjen përpara portës dhe përfundoi në rrjetën e Aro Muriqit.
Më parë, Sllovakia kishte shënuar golin e parë në minutën e gjashtë, por Kosova nuk vonoi ta barazonte rezultatin. Veldin Hoxha shënoi me të majtën nga rreth 18 metra, pas një pasimi nga Mërgim Vojvoda.
