Dita Botërore e Lirisë së Shtypit: BE-ja Mbështet Lirinë e Shprehjes në Kosovë
Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Eva Palatova, ushtruesja e detyrës së shefes së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, deklaroi sot se është inkurajuese të shohësh Kosovën të shënojë përparim, duke u ngritur 15 pozicione në renditjen e Organizatës “Reporterët pa Kufij”.
Ajo theksoi se ky përparim duhet të konsolidohet nga zyrtarët publikë dhe institucionet politike.
“Ky përparim tani duhet të konsolidohet nga zyrtarët publikë dhe institucionet politike, të cilat ndajnë përgjegjësinë për sigurimin e një mjedisi që mundëson dhe mbron punën e medias,” nënvizoi Palatova.
Në këtë kontekst, Bashkimi Evropian rikonfirmoi angazhimin e tij për të vazhduar mbështetjen e mediave dhe lirisë së shprehjes në Kosovë.
