**Çmimet e reja të karburanteve: Dizeli 1.68 euro, benzina 1.49 euro, gazi 0.82 euro**
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të karburanteve, të cilat do të jenë në fuqi për ditën e sotme.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për dizelin është caktuar në 1.68 euro për litër, duke shënuar një rënie prej një centi krahasuar me ditën e djeshme. Benzina do të tregtohet deri në 1.49 euro për litër, ndërsa çmimi i gazit është përcaktuar në 0.82 euro për litër.
