QKUK: Doktoreshë shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë, gjendja e saj e qëndrueshme

Një doktoreshë shtatzënë është sulmuar nga qentë endacakë në orët e hershme të mëngjesit, brenda ambienteve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Mjekja ka marrë trajtimin fillestar në Klinikën Emergjente. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se gjendja e saj është e qëndrueshme.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, konfirmoi se ajo po vazhdon të jetë nën kujdes mjekësor. “Gjendja e saj është e qëndrueshme,” deklaroi Syla për lajmi.net.

Sipas tij, mjekja do të transferohet për trajtim të mëtejshëm në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ku pritet të marrë kujdesin e nevojshëm specialistik.