A i ofroi Naim Murseli para Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridonës? Ja dëshmia e të akuzuarit.
Në seancën gjyqësore të mbajtur sot për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, dëshminë e tij po e jep Kushtrim Kokalla, i cili akuzohet se, në bashkëkryerje me Naim Murselin dhe Granit Plavën, ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Ai u pyet nëse Naim Murseli i kishte ofruar para për vrasjen e Liridonës.
“Nuk më kujtohet nëse ai më ka bërë ndonjë ofertë për vrasjen e gruas së tij,” ka deklaruar shkurt Kokalla.
Kokalla ka rrëfyer gjithashtu bisedën e tij me Naim Murselin, në ditën kur u vra Liridona Ademaj.
Sipas Kokallës, Naim Murseli i kishte treguar se kishte probleme me gruan e tij, Liridonën.
“Më tha: a e ke gati për të rregulluar automjetin? Duke folur për problemet e tij me tashmë të ndjerën Liridonën, më ka thënë se ka pasur probleme me të,” ka dëshmuar Kokalla.
