Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë

Tregu i banesave me qira në Zvicër vazhdon të mbetet i vështirë dhe nuk parashikohet të përmirësohet ndjeshëm as deri në vitin 2026, megjithë një rritje të lehtë të ndërtimit të banesave të reja.

Ky është një nga përfundimet kryesore të një studimi të publikuar nga banka zvicerane UBS. Ekspertët e bankës parashikojnë se gjatë këtij viti do të ndërtohen rreth 2,000 banesa me qira më shumë sesa në vitin 2025.

Megjithatë, autorët e studimit theksojnë se kjo rritje është “vetëm një pikë uji në oqean” dhe nuk mjafton për të lehtësuar ndjeshëm krizën e strehimit.

Vetëm disa rajone mund të kenë përmirësime më të dukshme, siç janë kantonet Aargau, Gjenevë dhe St. Gallen.

Ndërkohë, në kantonet që preken më shumë nga mungesa e banesave – Cyrihu, Zug dhe Graubünden – aktiviteti i ndërtimit pritet të stagnuojë ose edhe të bjerë.