Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se vendi rrezikon të hyjë në një cikël të pandërprerë zgjedhjesh nëse partitë politike vazhdojnë me të njëjtën qasje dhe mënyrë veprimi.

Limaj theksoi se zgjedhjet e mundshme të ardhshme nuk do të sjellin një ndryshim real politik, por sipas tij do të ishin thjesht një “rivotim”.

“Ne duhet të shkojmë në zgjedhje, shkoni sa herë të dëshironi, sepse ne nuk mund ta ndalim këtë proces, ashtu siç nuk e ndalëm në dhjetor. Do të ketë zgjedhje sërish në vjeshtë, mos harroni këtë që po ju them. Sërish në vjeshtë do të ketë zgjedhje nëse vazhdojmë me të njëjtën logjikë veprimi. Për mua, këto nuk janë zgjedhje të mirëfillta, por thjesht një rivotim. Çfarë ka ndodhur në mes të zgjedhjeve? A ka lindur ndonjë kauzë e re, apo ka ndonjë ndryshim në përmbajtjen politike? A ka ndodhur diçka që do të mobilizojë masën, që të bëjë njerëzit të shkojnë të votojnë me një arsye konkrete?” ka deklaruar Limaj.