Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Pejë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa nga pamjet shihet se si motoçikleta ashtu edhe vetura kanë pësuar dëme materiale.



