Gjakovë: Tre Të Arrestuar Pasi Penguan Policinë

Katër persona në Gjakovë kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, tre prej të dyshuarve janë arrestuar, ndërsa i katërti është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia bën të ditur se incidenti ka ndodhur gjatë kohës që zyrtarët policorë ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Katër burra kosovarë, të dyshuar për këtë vepër, kanë penguar punën e tyre.

Tre prej të dyshuarve janë arrestuar menjëherë, ndërsa i katërti është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas intervistimit, tre personat e arrestuar, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.