Trump pretendon: Një ilaç i ri mund të ringjallë njerëzit e vdekur

Të hënën, gjatë një konference rutinë për shtyp, Presidenti Donald Trump bëri një deklaratë të papritur, duke folur për një zbulim potencialisht epokal në historinë e mjekësisë.

Ai pohoi se një ilaç i ri, ende pa emër, ka aftësinë të ringjallë pacientët që kanë vdekur.

“Kemi pasur njerëz që kishin vdekur. Kishim një person të cilit i ishin bërë ritet e fundit – i ikur, fëmijët po qanin dhe gjithçka – dhe filluam t’i japim këtë ilaç. Dhe personi u bë më mirë. Funksionon,” – deklaroi Trump.

Pamjet video të kësaj deklarate u shpërndanë gjerësisht nëpër rrjetet sociale, duke nxitur një valë komentesh në lidhje me fjalët e Presidentit amerikan.

Këto pohime, Trump i bëri nga Shtëpia e Bardhë, i rrethuar nga bashkëpunëtorë të tij nga fusha të ndryshme.