Kryeministri Kurti dhe Ministrja Kusari-Lila vizitojnë Mitrovicën, priten nga kryetari Peci
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, zhvilluan të enjten një vizitë në Mitrovicë, ku u takuan me kryetarin e Komunës, Faton Peci. Kjo vizitë u realizua në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të punimeve dhe vendosjes së gurthemelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës, një ngjarje e organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
