Debat i ashpër: Spiropali i përgjigjet Berishës për “Skënderbeun”, e akuzon si “garantues të sistemit”
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i është përgjigjur ashpër kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Kjo përgjigje vjen pasi Berisha i kujtoi se dikur ajo e kishte cilësuar kryeministrin Rama si “Skënderbe”, ndërsa sot “e flaku” atë.
Më tej, Spiropali theksoi se tek Berisha ekziston një kontradiktë e madhe, duke e cilësuar atë njëkohësisht si denoncuesin më të madh dhe garantuesin më të madh të sistemit.
Gjatë debatit, Berisha shprehu skepticizëm lidhur me situatën e Spiropalit, duke e pyetur retorikisht: ““Çfarë jeni ju, a më kuptoni, shpellë mafie? Si ka mundësi që të quan ‘Skënderbe’ dhe të flakë? Cila është arsyeja?””
Në kundërpërgjigje, Spiropali iu drejtua Berishës me tone të forta, duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e tij: ““Sali, je i pabesueshëm, sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh dhe garantuesi më i madh i sistemit. Kështu që, kur të çlirosh sistemin, kur të çlirosh partinë, mund të flasim këtu dhe ndoshta termat ‘doktor’ mund të të ngjisin më shumë. Sot për sot, kontradikta e thellë e të qenurit edhe denoncues, edhe garantues, nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe u jep të drejtën qytetarëve të mos të besojnë.””
