**Kadetët e FSK-së, sërish në forumin ndërkombëtar në Itali**
Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shënuar pjesëmarrjen e saj të dytë radhazi në forumin ndërkombëtar për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare, mbajtur në Itali.
“Ky aktivitet ndërkombëtar, – thekson FSK-ja, – mbledh kadetë nga akademi ushtarake të ndryshme anembanë botës, me qëllim shkëmbimin e njohurive dhe aftësive në fushën e të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare.”
QSU ka theksuar angazhimin e saj të vazhdueshëm në mbështetjen e kadetëve, duke u mundësuar atyre të marrin pjesë në iniciativa që avancojnë njohuritë, pasurojnë përvojën dhe sigurojnë një përfaqësim sa më dinjitoz të Forcës së Sigurisë së Kosovës në skenën ndërkombëtare.
