Ukraina ka ndërmarrë një sulm masiv me dronë me rreze të gjatë veprimi, duke vënë në shënjestër disa rajone ruse, përfshirë rafinerinë e madhe të naftës në Ryazan. Ky kundërpërgjigje vjen pas tre ditësh sulmesh intensive nga Moska kundër territorit ukrainas.
Sulmet e Kievit të premten erdhën si reagim ndaj një sërë sulmesh me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, duke përfshirë kryeqytetin Kiev. Të enjten, një raketë lundrimi goditi atje një bllok apartamentesh, duke shkaktuar vdekjen e 24 personave, mes tyre tre fëmijë, raporton The Guardian.
Ndërkohë, autoritetet ruse deklaruan se katër persona, përfshirë një fëmijë, kishin mbetur të plagosur nga sulmet ajrore ukrainase. Komiteti Hetimor i Rusisë njoftoi hapjen e një hetimi për terrorizëm pas këtyre sulmeve, duke theksuar se ato kishin vënë në shënjestër “infrastrukturën banesore dhe civile”.
Dëshmitarët okularë tregojnë se objektivi kryesor i sulmeve në Ryazan ishte rafineria e naftës, një ndër më të mëdhatë në Rusi, e cila u përfshi nga flakë të mëdha menjëherë pas goditjes. (Burimi: Klankosova)
