Përfaqësuesja e Kosovës në Futbolll pritet të luaj një ndeshje miqësore me një nga kombëtaret më të mira në botë, atë të Gjermanisë.
Sipas asaj që raporton ”Dueli Sportiv”, ky propozim ka ardhur nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe politikani gjerman Hartmut Ganzke, shkruan IndeksOnline.
Në një letër të publikuar Ganzke bëri të ditur se së bashku me Kurtin i janë drejtuar DFB me idenë për realizimin e një takimi historik ndërmjet dy përfaqësueseve.
Sipas tij, një përballje e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe do të kishte rëndësi të madhe jo vetëm sportive, por edhe simbolike për komunitetin shqiptaro-kosovar në Gjermani. Ai theksoi se mbi 600 mijë persona me prejardhje nga Kosova jetojnë në Gjermani, ndërsa rreth 115 mijë prej tyre në Nordrhein-Westfalen.
Ganzke vlerësoi gjithashtu zhvillimin e Kombëtares së Kosovës në vitet e fundit, duke e cilësuar atë si një kundërshtar serioz në arenën ndërkombëtare.
“Do të vazhdojmë të punojmë për këtë iniciativë”, thuhet në fund të postimit./IndeksOnline/
