Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka mbërritur në Stacionin Policor të Skenderaj, ku pritet të intervistohet lidhur me incidentin e djeshëm, rreth sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, raporton Ekonomia Online.
Ai u prit me brohoritje nga qytetarët e Skenderajt, të cilët tash e disa orë po pritnin.

