Afeksioni i Drake për Shqiptarët: Bluza me motive tradicionale dhe bashkëpunimi i ri

Artisti i njohur kanadez, Drake, duket se po shfaq gjithnjë e më shumë afeksionin e tij ndaj shqiptarëve.

Konsiderata e madhe e artistit për kuqezinjtë mbetet e paqartë sa i përket origjinës, raporton IndeksOnline.

Pas shfaqjes së tij me xhaketën e kuqe me shqiponjë në kurriz, Drake ka zgjedhur të vishet sërish me motive shqiptare.

Këtë herë, ai ka veshur një bluzë me mbishkrimin “bukë, djath & domate”, një frazë që i referohet drejtpërdrejt mëngjesit tradicional identifikues të shqiptarëve.

Gjithashtu, vlen të kujtohet se vetëm dje Drake publikoi një këngë të re në bashkëpunim me artisten shqiptare, Qendresa.

Këto veprime ngrenë pyetjen se çfarë e lidh kaq shumë Drake-n me shqiptarët.