BBC vlerëson performancën e Shqipërisë në Eurovizion: Një paraqitje emocionuese nga Albina Kelmendi
Finalja e madhe e festivalit europian të këngës, Eurovizion, ka nisur, ku Shqipëria, e përfaqësuar nga Albina Kelmendi dhe familja e saj, performoi e pesta në skenë.
Media prestigjoze britanike BBC i ka dedikuar një shkrim performancës së artistes shqiptare, duke e cilësuar atë si emocionuese dhe prekëse.
Në artikullin e saj, BBC thekson: “Pas baladës prekëse të Albina Kelmendit dhe familjes së saj, ‘Duje’, fshihet një histori personale, e cila rrëfen për një nënë që qëndron në prag të derës, duke pritur që fëmija i saj të kthehet në shtëpi. Kjo është një histori e njohur në Shqipëri, ku, që nga rënia e komunizmit në vitin 1991, rreth 40% e popullsisë ka emigruar.”
