Crystal Palace largon trajnerin Pierre Sage
Klubi anglez Crystal Palace ka njoftuar zyrtarisht largimin e trajnerit të parë, Pierre Sage, nga detyra.
Përmes një komunikate zyrtare, klubi londinez konfirmoi se Sage dhe stafi i tij teknik nuk do të vazhdojnë më punën në “Selhurst Park”.
Crystal Palace ka shprehur mirënjohje për trajnerin dhe bashkëpunëtorët e tij për angazhimin dhe punën e tyre gjatë kohës së kaluar në klub, duke u uruar suksese në vazhdim të karrierës.
Skuadra londineze aktualisht renditet në pozitën e fundit në Premier League, me vetëm shtatë pikë të grumbulluara.
