Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video nga takimi që ai zhvilloi sot në Ferizaj, së bashku me Vjosa Osmanin.

Në postimin e tij, Abdixhiku theksoi se “kjo është koha jonë”, duke ndarë mesazhe mobilizimi për strukturat e partisë.

“Mobilizim. Energji. Angazhim. Mos lini gur pa lëvizur. Mos lini derë pa trokitur. Mos lini asnjë qytetar pa takuar. Kjo është koha jonë! #LDK113”, ka shkruar Abdixhiku.