**Sekretet e një Higjiene të Mirë: A jeni Duke i Bërë Gjërat Siç Duhet?**

Shpesh mendojmë se rutina jonë ditore higjienike, nga larja e dhëmbëve në mëngjes deri te dushi i mbrëmjes, është nën kontroll të plotë. Megjithatë, ekspertët dhe specialistët e shëndetit kanë përpiluar një listë udhëzimesh për të na ndihmuar të mbajmë veten të pastër, të shëndetshëm dhe me pamje të mirë.

**Sa shpesh duhet të lani flokët?**
Sipas specialistëve, askush nuk duhet t’i lajë flokët çdo ditë. Frekuenca varet nga lloji i lëkurës tuaj: për lëkurë normale ose të thatë, mjafton një ose dy herë në javë.

**Larja e dhëmbëve:**
Ekspertët dentarë këshillojnë larjen e dhëmbëve dy herë në ditë, për nga dy minuta. Ndërsa nuk specifikojnë një kohë të caktuar të ditës, theksojnë rëndësinë e kësaj rutine.

**Antiperspiranti dhe deodoranti:**
Koha më e mirë për aplikimin e antiperspirantit ose deodorantit është menjëherë para gjumit. Në këtë mënyrë, nëse përdorni antiperspirant, produkti ka kohë të mjaftueshme për të bllokuar poret nga ku del djersa.

**Dushi: Sa shpesh duhet të laheni?**
Shumica prej nesh bëjmë dush më shpesh sesa duhet. Dermatologët theksojnë se, në fakt, mjafton të lahemi një herë në dy ose tre ditë. Megjithatë, kjo varet nga faktorë si zona gjeografike ku jetoni dhe intensiteti i aktivitetit fizik.