Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të shitjes së derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, çmimet e naftës, benzinës dhe gazit mbeten të pandryshuara krahasuar me ditën e djeshme. Nafta do të shitet me 1.61 euro për litër, benzina me 1.52 euro për litër, ndërsa gazi do të kushtojë 0.76 euro.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme për ditën e sotme dhe nesër.
