**Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prishtinë**

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërprerë punimet në një objekt ndërtimi në Prishtinë, pasi gjatë një inspektimi, janë konstatuar parregullsi serioze në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Për pasojë, inspektorët kanë lëshuar një vendim për ndërprerjen e përkohshme të aktiviteteve, duke kërkuar që punimet të mos rifillojnë derisa të eliminohen të gjitha parregullsitë e konstatuara dhe të krijohen kushte të plota sigurie për punëtorët.

IQP i bën apel të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me rigorozitet legjislacionin në fuqi dhe të zbatojnë me përpikëri masat thelbësore për sigurinë dhe shëndetin në mjediset e punës.