Lamtumira emocionuese e Stephan El Shaarawy me Romën në ‘Olimpico’

Sulmuesi italian, Stephan El Shaarawy, i ka dhënë lamtumirën tifozëve të Romës pas ndeshjes së fundit ndaj Lazios në Serie A, në stadiumin ‘Olimpico’.

Sipas burimeve të Indeksonline, bashkëlojtarët e tij e kanë ngritur lart në ajër, në një moment emocional që shënon fundin e rrugëtimit të tij me fanellën e klubit kryeqytetas.

El Shaarawy, aktualisht 33 vjeç, ka kaluar më shumë se një dekadë te Roma, duke përfshirë këtu edhe periudhat e largimeve dhe rikthimeve në skuadër.

Gjatë kohës së tij te verdhekuqtë, ai ka fituar vetëm një trofe: Ligën e Konferencës së UEFA-s, në sezonin 2021/22.