**Trepça, një fitore larg titullit kampion: Epërsi 3-0 ndaj Bashkimit**

Trepça ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren me rezultat 80-84.

Me këtë sukses, kampioni aktual nga Mitrovica ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në serinë finale të Superligës së Kosovës në basketboll, duke iu afruar tashmë vetëm një hap larg mbrojtjes së titullit kampion.

Pas përfundimit të pjesës së parë, rezultati ishte 31-41 në favor të Trepçës. Mysafirët arritën të ruajnë avantazhin e krijuar, duke kontrolluar lojën edhe në pjesën e dytë dhe duke siguruar kështu fitoren vendimtare.