Analisti sportiv Alban Lumi zbulon lajmin ekskluziv për Ligën e Parë
Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7, Alban Lumi, ka zbuluar një lajm ekskluziv në lidhje me Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.
Ai ka njoftuar se pas përfundimit të sezonit të ardhshëm, do të ketë ndryshime thelbësore në strukturën e kësaj lige.
“Sipas informacioneve të mia, pas sezonit të ardhshëm, Liga e Parë do të shkurtohet në 16 ekipe”, ka theksuar Lumi gjatë emisionit “Favorit”.
Aktualisht, Liga e Parë në Kosovë përbëhet nga 18 skuadra.
