**Abdixhiku dhe Osmani nuk komentojnë pas shtyrjes së seancës konstituive nga Kurti**

Me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për kohë shtesë për bisedime rreth postit të Presidentit, kryesuesi i seancës, deputeti i po kësaj partie, Avni Dehari, e shtyu seancën konstituive.

Pas këtij veprimi, deputetë të partive të tjera shprehën kundërshtimin e tyre. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, pasi doli nga salla, e cilësoi këtë “sjellje të papërgjegjshme” dhe theksoi se nuk do të takohet më me Kurtin.

Megjithatë, një qëndrim të ngjashëm nuk e shprehu edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Ai nuk u ndal para gazetarëve, të cilët i kërkuan një koment rreth asaj që sapo ndodhi.

Në të njëjtën mënyrë veproi edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila u largua nga zona ku ndodheshin gazetarët në hollin e Kuvendit, pa dhënë asnjë deklaratë.