**Deputetët e Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës betohen solemnisht**
Prishtinë – Një grup prej 11 deputetësh, anëtarë të Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës, dhanë betimin solemn sot, duke shënuar një hap drejt konstituimit të këtij organi legjislativ. Këta deputetë janë zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 7 qershor.
Deputetët shqiptuan betimin zyrtar, ku ndër të tjera thuhet: “Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”
Pas shqiptimit të betimit, secili deputet e nënshkroi tekstin e tij.
Seanca do të vijojë me procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Gjithashtu, pritet të zgjidhen pesë nënkryetarë të Kuvendit, prej të cilëve tre propozohen nga grupet më të mëdha parlamentare, ndërsa dy të tjerë nga komunitetet joshumicë.
