Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj largimit të fotografisë së Ibrahim Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë nga Presidenca.

Abdixhiku e ka cilësuar këtë vendim të gabuar, duke i kërkuar presidentes ta rishikojë atë.

“Ibrahim Rugova ka vendin e tij në Presidencën e Kosovës, sepse ka vendin e tij në themelet e këtij shteti. Po aty e ka vendin edhe Deklarata e Pavarësisë, akti themelues i Republikës sonë”, ka deklaruar ai.