**Abdixhiku ndan pamje nga tubimi i mbushur plot në Cyrih: Faleminderit!**

Kryetari dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka publikuar në Facebook dy fotografi nga një takim me mërgimtarë në Cyrih të Zvicrës.

Përmes postimit të tij, ai shprehu mirënjohje, duke shkruar: “FALEMINDERIT!”

Pamjet tregojnë sallën e tubimit, e cila ndodhej në Winterthur, pranë Cyrihut, e mbushur plot me pjesëmarrës.