Barcelona ka shënuar edhe golin e dytë në transfertën ndaj Elches, duke shkuar në pushim me avantazh të sigurt 2-0.

Protagonist ishte përforcimi i ri i katalanasve, Karim Adeyemi, i cili realizoi golin e tij të parë me fanellën e Barcelonës.

Raphinha dha një pasim të saktë brenda zonës, ndërsa sulmuesi gjerman ruajti qetësinë dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë për 0-2.

Goli u shënua në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, duke i dhënë Barcelonës një avantazh të rëndësishëm para pushimit.

Kampionët e Spanjës kishin kaluar më herët në epërsi përmes Raphinhas nga penalltia, ndërsa Adeyemi kompletoi një pjesë të parë shumë pozitive për skuadrën katalanase.

Rezultati pas pjesës së parë: Elche 0-2 Barcelona.