Afrim dhe Adion Muçiqi flasin hapur: ‘Shpresoj t’i afrohem vetëm 20% [babait tim]…’

Afrim dhe Adion Muçiqi ishin të ftuar sot në emisionin “Weekend” të Klan Kosovës.
Dyshja baba-bir, të dy muzikantë, folën për profesionin dhe karrierën e tyre muzikore.
Adion Muçiqi shprehu admirimin për të atin, duke thënë: “Unë gjithmonë shpresoj t’i afrohem të paktën 20% [të tij]”, duke iu referuar performancës dhe nivelit artistik të Afrim Muçiqit.
Nga ana tjetër, Afrim Muçiqi tregoi për përvoja të ndryshme që ka pasur gjatë performancave në dasma shqiptare.