Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka dalë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për të pritur disa nga futbollistët kyç të Kombëtares, të cilët kanë mbërritur në vend për grumbullimin e radhës.

Ndër lojtarët që tashmë ndodhen në Kosovë dhe pritet t’i bashkohen ekipit për përgatitjet e ndeshjeve të Ligës së Kombeve të UEFA-s, janë Lumbardh Dellova, Ermal Krasniqi, Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.

Kombëtarja e Kosovës, e njohur si “Dardanët”, do të zhvillojë ndeshjen e parë më 24 shtator në Prishtinë, ku do të presë Republikën e Irlandës. Katër ditë më vonë, më 27 shtator, Kosova do të udhëtojë për t’u përballur me Austrinë.