**Tiranë: Aksident fatal, ndërron jetë babai i ministres Adea Pirdeni, pasi u përplas nga një motomjet**
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë, ku babai i ministres Adea Pirdeni ka humbur jetën.
Viktima, shtetasi L. P., 87 vjeç, po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një motomjet i drejtuar nga shtetasi S. M., 31 vjeç. Për shkak të plagëve të marra, 87-vjeçari ndërroi jetë në spital.
Ngjarja u konfirmua nga Policia e Tiranës, e cila njoftoi se ka arrestuar drejtuesin e motomjetit, S. M., 31 vjeç. Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, specialistët e qarkullimit rrugor ndërhynë menjëherë pas përplasjes së motomjetit me biçikletën. Për pasojë, shtetasi L. P., i moshës 87 vjeç, humbi jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti fatal.
*/Top Channel*
