**Aksident trafiku në Podujevë: Përplasen automjet dhe motoçikletë, një i lënduar**

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite, rreth orës 19:00, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Si pasojë e përplasjes mes një automjeti dhe një motoçiklete, një person ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo bëri të ditur se njësiti i trafikut rajonal po merret me hetimin e rrethanave të këtij aksidenti.