Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën kryesore në Malishevë, ku një këmbësorë është goditur teksa po kalonte në vijat e bardha.
Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Nuk dihet për gjendjen e këmbësorit, i cili u godit teksa po e kalonte rrugën në zebra./Indeksonline/
